Albanian Bible

1 i Kronikave 8

1 i Kronikave

Return to Index

Chapter 9

1

 

  Kėshtu tėrė Izraelitėt u regjistruan sipas gjenealogjive dhe u shkruan nė librin e mbretėrve tė Izraelit. Por Juda u internua nė Babiloni pėr shkak tė mosbesnikėrisė sė tij. 

 


2

 

  Tani banorėt e parė qė u vendosėn rishtas nė pronat e tyre, nė qytetet e tyre, ishin Izraelitėt, priftėrinj, Levitė dhe Nethinej. 

 


3

 

  Nė Jeruzalem u vendosėn disa nga bijtė e Judės, nga bijtė e Beniaminit dhe nga bijtė e Efraimit dhe tė Manasit: 

 


4

 

  Uthai, bir i Amihudit, bir i Omrit, bir i Imrit, bir i Banit nga pasardhėsit e Peretsit, birit tė Judės. 

 


5

 

  Nga Shilonitėt: Asajahu, djali i parė dhe bijtė e tij. 

 


6

 

  Nga bijtė e Zerahut: Jeueli dhe vėllezėrit e tij, gjithsej gjashtėqind e nėntėdhjetė veta. 

 


7

 

  Nga bijtė e Beniaminit: Salu, bir i Meshulamit, birit tė Hodavias, birit tė Hasenahit; 

 


8

 

  Ibnejahu, bir i Jerohamit, Elahu, bir i Uzit, birit tė Mikrit, dhe Meshulami, bir i Shefatiahut, birit tė Reuelit, qė ishte bir i Ibnijahut; 

 


9

 

  vėllezėrit e tyre, sipas brezave tė tyre, ishin nėntėqind e pesėdhjetė e gjashtė veta. Tėrė kėta ishin tė parė tė njė shtėpie atėrore nė shtėpitė e tyre atėrore. 

 


10

 

  Nga priftėrinjtė: Jedajahu, Jehojaribi dhe Jakini, 

 


11

 

  Azariahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, qė ishte oficer nė krye tė shtėpisė sė Perėndisė, 

 


12

 

  Adajahu, bir i Jerohamit, bir i Pashurit, bir i Malkijahut; Maasi, bir i Adielit, bir i Jahzerahut, bir i Meshulamit, bir i Meshillemithit, bir i Imerit; 

 


13

 

  dhe vėllezėrit e tyre tė parė tė shtėpive tė tyre atėrore, njė mijė e shtatėqind e gjashtėdhjetė veta, njerėz shumė tė shkathėt nė shėrbim tė shtėpisė sė Perėndisė. 

 


14

 

  Nga Levitėt: Shemajahu, bir i Hasshubit, bir i Azrikamit, bir i Hashabiahut, tė bijve tė Merarit; 

 


15

 

  Bakbakari, Hereshi, Galali, Mataniahu, bir i Mikahut, bir i Zikrit, bir i Asafit; 

 


16

 

  Obadiahu, bir i Shemajahut, bir i Galalit, bir i Jeduthunit; Berakiahu, bir i Asas, bir i Elkanahut, qė banonte nė fshatrat e Netofathitėve. 

 


17

 

  Derėtarėt ishin Shallumi, Akubi, Talmoni, Ahimani dhe vėllezėrit e tyre; Shalumi ishte i pari i tyre. 

 


18

 

  Ata kanė mbetur deri tani derėtarė tė kampit tė bijve tė Levit nė portėn e mbretit, nė drejtim tė lindjes. 

 


19

 

  Shalumi, bir i Koreut, bir i Ebiasafit, bir i Korahut, dhe vėllezėrit e tij, Korahitėt, nga shtėpia e atit tė tij, ishin tė ngarkuar me punėn e shėrbimit, si derėtarė tė tabernakullit; etėrit e tyre ishin caktuar nė kampin e Zotit si derėtarė. 

 


20

 

  Finehasi, bir i Eleazarit, kishte qenė nė tė kaluarėn i pari i tyre; dhe Zotit ishte me tė. 

 


21

 

  Zakaria, bir i Meshelemiahut, ishte derėtar nė hyrjen e ēadrės sė mbledhjeve. 

 


22

 

  Tėrė ata qė u zgjodhėn si derėtarė ishin dyqind e dymbėdhjetė veta; ata ishin tė regjistruar sipas gjenealogjive nė fshatrat e tyre. Davidin dhe Samuelin shikuesi i kishte vendosur nė zyrėn e tyre. 

 


23

 

  Ata dhe bijtė e tyre mbanin pėrgjegjėsinė e ruajtjes sė portave tė shtėpisė sė Zotit, domethėnė tė shtėpisė sė tabernakullit, si derėtarė. 

 


24

 

  Kishte derėtarė nė tė katėr pikat e horizontit: nė lindje, nė perėndim, nė veri dhe nė jug. 

 


25

 

  Vėllezėrit e tyre, qė banonin nė fshatrat e tyre, duhet tė vinin herė pas here pėr tė qėndruar me ta shtatė ditė, 

 


26

 

  sepse katėr derėtarėt kryesorė, qė ishin Levitė, ishin gjithnjė nė detyrė. Ata merreshin gjithashtu me mbikqyrjen e dhomave dhe tė thesarėve tė shtėpisė sė Perėndisė; 

 


27

 

  banonin nė afėrsitė e shtėpisė sė Perėndisė, sepse atyre u ishte besuar ruajtja e saj, si dhe hapja e saj ēdo mėngjes. 

 


28

 

  Disa prej tyre ishin pėrgjegjės pėr objektet qė pėrdoreshin nė shėrbimin e tempullit, dhe ata i numėronin kur i ēonin brenda dhe kur i ēonin jashtė. 

 


29

 

  Tė tjerė pėrkundrazi ishin ngarkuar me ruajtjen e mobiljeve, tė gjithė veglave, tė majės sė miellit, tė verės, tė vajit, tė temjanit dhe tė aromave. 

 


30

 

  Disa bij tė priftėrinjve pėrgatisnin melhemin e aromave. 

 


31

 

  Matithiahu, njė prej Levitėve, i parėlinduri i Shalumit, Korahiti, ishte pėrgjegjės pėr gjėrat qė gatuheshin nė tigane. 

 


32

 

  Disa nga vėllezėrit e tyre midis Kehathitėve ishin tė ngarkuar pėrkundrazi tė pėrgatisnin ēdo tė shtunė bukėt e paraqitjes. 

 


33

 

  Kėta ishin kėngėtarė, tė parė tė shtėpive atėrore tė Levitėve, qė banonin nė dhomat e tempullit; ata ishin tė pėrjashtuar nga ēdo shėrbim tjetėr, sepse ishin tė zėnė ditė e natė me punėn e tyre. 

 


34

 

  Kėta ishin tė parėt e shtėpive atėrore tė Levitėve, tė parė sipas brezave tė tyre; ata banonin nė Jeruzalem. 

 


35

 

  Nė Gabaon banonin Jejeli, ati i Gabaonit, gruaja e tė cilit quhej Maakah. 

 


36

 

  I parėlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj erdhėn Tsuri, Kishi, Baali, Neri, Nadabi, 

 


37

 

  Gedori, Ahio, Zakaria dhe Miklothi. 

 


38

 

  Miklothit i lindi Shimeami. Edhe kėta banonin pėrballė vėllezėrve tė tyre nė Jeruzalem sė bashku me vėllezėrit e tyre. 

 


39

 

  Nerit i lindi Kishi, Kishit i lindi Sauli dhe Saulit i lindėn Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali. 

 


40

 

  Biri i Jonathanit ishte Merib-Baali dhe Merib-Baalit i lindi Mikahu. 

 


41

 

  Bijtė e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Tahrea dhe Ashazi. 

 


42

 

  Ashazit i lindi Jarahu; Jarahut i lindėn Alemethi, Azmavethi dhe Zimri, Zimrit i lindi Motsa. 

 


43

 

  Motsas i lindi Binea, bir i tė cilit ishte Refaihu, bir i tė cilit ishte Eleasahu, bir i tė cilit ishte Atseli. 

 


44

 

  Atseli pati gjashtė djem, dhe kėta ishin emrat e tyre: Azriksani, Bokeru, Ismaeli, Sheariahu, Obadiahu dhe Hanani. Kėta qenė bijtė e Atselit. 

 


1 i Kronikave 10

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: