Albanian Bible

2 i Kronikave 34

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 35

1

 

  Josia kremtoi nė Jeruzalem Pashkėn pėr nder tė Zotit; Pashka u kremtua ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė parė. 

 


2

 

  Ai i caktoi priftėrinjtė nė detyrat e tyre dhe i nxiti nė shėrbimin e shtėpisė tė Zotit. 

 


3

 

  Pastaj u tha Levitėve qė udhėzonin tėrė Izraelin dhe qė i ishin shenjtėruar Zotit: "Vendoseni arkėn e shenjtė nė tempullin e ndėrtuar nga Salomoni, bir i Davidit, mbret i Izraelit; ajo nuk do tė jetė mė barrė pėr shpatullat tuaja. Tani shėrbejini Zotit, Perėndisė tuaj, dhe popullit tė tij tė Izraelit. 

 


4

 

  Vendosuni sipas shtėpive tuaja atėrore, sipas klasave tuaja, nė bazė tė udhėzimeve tė shkruara tė Davidit, mbretit tė Izraelit, dhe tė Salomonit, birit tė tij; 

 


5

 

  qėndroni nė shenjtėrore sipas ndarjeve tė shtėpive atėrore tė vėllezėrve tuaj, bij tė popullit, dhe pjesa e shtėpisė atėrore tė Levitėve. 

 


6

 

  Flijoni Pashkėn, shenjtėrohuni dhe vihuni nė dispozicion tė vėllezėrve tuaj, duke ndjekur fjalėn e Zotit tė transmetuar me anė tė Moisiut". 

 


7

 

  Pastaj Josia u dha njerėzve tė popullit, gjithė atyre qė ishin tė pranishėm, bagėti tė imta, qengja dhe keca, gjithsej tridhjetė mijė kokė, tė tėra pėr Pashkėt, si edhe tre mijė qe; kjo vinte nga pasuria e mbretit. 

 


8

 

  Edhe princat i bėnė njė dhuratė spontane popullit, priftėrinjve dhe Levitėve. Hilkiahu, Zakaria dhe Jehieli, drejtues tė shtėpisė sė Perėndisė, u dhanė priftėrinjve pėr flijimet e Pashkės dy mijė e gjashtėqind qengja dhe keca si edhe treqind qe. 

 


9

 

  Pėrveē kėsaj Konaniahu, bashkė me vėllezėrit e tij Shemajah dhe Nethaneel, dhe Hashabiahu, Jeijeli dhe Jozabadi, krerė tė Levitėve, u dhanė Levitėve pėr flijimet e Pashkės pesė mijė qengja dhe keca si edhe pesėqind qe. 

 


10

 

  Sa u pėrgatit shėrbimi, priftėrinjtė zunė vendet e tyre, dhe Levitėt sipas klasave tė tyre, nė bazė tė urdhrit tė dhėnė nga mbreti. 

 


11

 

  Pastaj flijuan Pashkėn; priftėrinjtė e spėrkatnin gjakun me duart e tyre, ndėrsa Levitėt ripnin kafshėt. 

 


12

 

  Kėshtu vunė mėnjanė olokaustet pėr t`ua shpėrndarė bijve tė popullit, sipas ndarjeve tė shtėpive atėrore, me qėllim qė t`ia ofronin Zotit, siē ėshtė shkuar nė librin e Moisiut. Vepruan njėlloj me qetė. 

 


13

 

  Pastaj poqėn qengjat e Pashkės mbi zjarr sipas normave tė pėrcaktuara; por ofertat e tjera tė shenjtėruara i gatuan nė tenxhere, nė kazanė dhe nė tiganė dhe ua shpėrndanė menjėherė tėrė bijve tė popullit. 

 


14

 

  Pastaj pėrgatitėn racione pėr vete dhe pėr priftėrinjtė, sepse priftėrinjtė, bijtė e Aaronit, ishin tė zėnė deri nė mbrėmje pėr tė ofruar olokaustet dhe pjesėt me dhjamė; kėshtu Levitėt pėrgatitėn racione pėr vete dhe pėr priftėrinjtė, bij tė Aaronit. 

 


15

 

  Kėngėtarėt, bij tė Asafit, ishin nė vendin e tyre, sipas urdhrit tė Davidit, tė Asafit, tė Hemanit dhe tė Jeduthunit, shikuesit tė mbretit. Nė ēdo portė kishte derėtarė; kėta nuk patėn nevojė tė largoheshin nga shėrbimi i tyre, sepse Levitėt, vėllezėrit e tyre, kishin pėrgatitur racione pėr ata. 

 


16

 

  Kėshtu atė ditė tėrė shėrbimi i Zotit u pėrgatit pėr tė kremtuar Pashkėn dhe pėr tė ofruar olokauste mbi altarin e Zotit, sipas urdhrit tė mbretit Josia. 

 


17

 

  Bijtė e Izraelit, qė ishin tė pranishėm, e kremtuan atėherė festėn e Pashkės dhe festėn e tė ndormėve shtatė ditė me radhė. 

 


18

 

  Nė Izrael nuk ishte kremtuar njė Pashkė si ajo qė nga koha e profetit Samuel. Asnjė nga mbretėrit e Izraelit nuk kishte kremtuar ndonjėherė njė Pashkė si ajo qė u kremtua nga Josia, me pjesėmarrjen e priftėrinjve, tė Levitėve, tė gjithė Judės dhe tė Izraelit, tė pranishėm bashkė me banorėt e Jeruzalemit. 

 


19

 

  Kjo Pashkė u kremtua nė vitin e tetėmbėdhjetė tė mbretėrimit tė Josias. 

 


20

 

  Mbas gjithė kėtyre gjėrave, kur Josia e vuri nė rregull tempullin, Neko, mbret i Egjiptit, doli nė Karkemish mbi Eufrat pėr tė luftuar; dhe Josia u ngrit kundėr tij. 

 


21

 

  Por Neko i dėrgoi lajmėtarė pėr t`i thėnė: "Ēfarė ka midis meje dhe teje, o mbret i Judės? Kėtė herė unė nuk kam ardhur kundėr teje, por kundėr njė shtėpie me tė cilėn ndodhem nė luftė; Perėndia mė ka urdhėruar tė shpejtohem; mos e kundėrshto, pra, Perėndinė qė ėshtė me mua, qė ai tė mos tė tė shkatėrrojė". 

 


22

 

  Por Josia nuk deshi tė tėrhiqet nga ai; por pėr tė luftuar kundėr tij u vesh me rroba tė tjera qė tė mos njihej dhe nuk i dėgjoi fjalėt e Nekos, qė vinin nga goja e Perėndisė. Kėshtu doli tė ndeshet nė luginėn e Megidos. 

 


23

 

  Por disa harkėtarė gjuajtėn kundėr mbretit Josia; atėherė mbreti u tha shėrbėtorėve tė tij: "Mė largoni qė kėtej, sepse jam plagosur rėndė". 

 


24

 

  Shėrbėtorėt e tij e hoqėn nga qerrja e tij, e vunė nė njė qerre tė dytė qė ai kishte dhe e ēuan nė Jeruzalem. Kėshtu ai vdiq dhe u varros nė varrezat e etėrve tė tij. Tėrė Juda dhe Jeruzalemi mbajtėn zi pėr Josian. 

 


25

 

  Jeremia kompozoi njė vajtim pėr Josian; tėrė kėngėtarėt dhe kėngėtaret nė vajtimet e tyre kanė folur pėr Josian deri nė ditėn e sotme; dhe kėto janė bėrė njė zakon nė Izrael; dhe ja, ata janė shkruar nė Vajtimet. 

 


26

 

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Josias, veprat e tij tė mira sipas asaj qė ėshtė shkruar nė ligjin e Zotit, 

 


27

 

  veprimet e tij, nga tė parat deri nė tė fundit janė tė shkruara nė librin e mbretėrve tė Izraelit dhe tė Judės. 

 


2 i Kronikave 36

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: