Albanian Bible

Esdra 4

Esdra

Return to Index

Chapter 5

1

 

  Por profetėt Axhe dhe Zakaria, bir i Idos, u profetizuan Judejve qė ishin nė Judė dhe nė Jeruzalem nė emėr tė Perėndisė tė Izraelit qė ishte mbi ta. 

 


2

 

  Atėherė Zorobabeli, bir i Shealtielit, dhe Jeshua, bir i Jotsadakut, u ngritėn dhe nisėn tė ndėrtojnė shtėpinė e Perėndisė nė Jeruzalem; dhe me ta ishin profetėt e Perėndisė, qė i ndihmonin. 

 


3

 

  Nė atė kohė erdhėn tek ata Tatenai, qeveritar i krahinės matanė Lumit, Shethar-Boznai dhe kolegėt e tyre dhe u folėn kėshtu: "Kush ju dha urdhėr tė ndėrtoni kėtė tempull dhe tė rindėrtoni kėto mure?". 

 


4

 

  Pastaj ne u treguam atyre emrat e njerėzve qė ndėrtonin kėtė godinė. 

 


5

 

  Por pleqtė e Judejve i ruante syri i Perėndisė tė tyre; dhe ata nuk mundėn t`i bėjnė tė ndėrprisnin punėn deri sa t`i dėrgohej njė raport Darit dhe tė vinte njė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje. 

 


6

 

  Kjo ėshtė njė kopje e letrės qė iu dėrgua mbretit Dari nga Tatenai, qeveritar i krahinės matanė Lumit, nga Shethar-Boznai dhe nga kolegėt e tij, Afarsekitėt, qė ishin matanė Lumit. 

 


7

 

  I dėrguan njė letėr tė shkruar nė kėtė mėnyrė: "Mbretit Dari, shėndet tė plotė! 

 


8

 

  I bėjmė tė njohur mbretit qė ne kemi vajtur nė krahinėn e Judės, nė tempullin e Perėndisė tė madh. Ai po ndėrtohet me gurė tė mėdhenj dhe po vihet lėndė druri pėr ndarėset e tij. Kjo punė po kryhet me kujdes dhe po ecėn mirė nė duart e tyre. 

 


9

 

  Ne kemi pyetur ata pleq dhe u kemi folur kėshtu: "Kush ju ka dhėnė urdhėr tė ndėrtoni kėtė tempull dhe tė ndėrtoni kėto mure?". 

 


10

 

  U kemi kėrkuar edhe emrat e tyre, me qėllim qė tė vinim me shkrim emrat e njerėzve qė janė nė krye tė tyre, dhe pastaj tė t`i bėnim tė njohur. 

 


11

 

  Dhe ata na janė pėrgjigjur kėshtu, duke thėnė: "Ne jemi shėrbėtorėt e Perėndisė tė qiellit dhe tė dheut dhe rindėrtojmė tempullin qė ishte ndėrtuar shumė vjet mė parė; njė mbret i madh i Izraelit e kishte ndėrtuar dhe mbaruar. 

 


12

 

  Duke qenė se etėrit tanė kanė provokuar zemėrimin e Perėndisė tė qiellit, ai i dha nė duart e Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, Kaldeasit, i cili e shkatėrroi kėtė tempull dhe e internoi popullin nė Babiloni. 

 


13

 

  Por nė vitin e parė tė Kirit, mbretit tė Babilonisė, mbreti Kir dha urdhėr t`i ndėrtohej kjo shtėpi Perėndisė. 

 


14

 

  Pėrveē kėsaj mbreti Kir nxori jashtė nga tempulli i Babilonisė pėrdorėset prej ari dhe argjendi tė shtėpisė sė Perėndisė, qė Nebukadnetsari kishte hequr nga tempulli i Jeruzalemit dhe i kishte ēuar nė tempullin e Babilonisė, dhe ia dorėzoi njėrit qė quhej Sheshbatsar, qė ai e kishte bėrė qeveritar, 

 


15

 

  duke i thėnė: "Merri kėto veglat dhe shko t`i vėsh pėrsėri nė tempullin qė ėshtė nė Jeruzalem; dhe shtėpia e Perėndisė tė rindėrtohet nė vendin e saj. 

 


16

 

  Atėherė vetė Sheshbatsari erdhi dhe hodhi themelet e shtėpisė sė Perėndisė qė ėshtė nė Jeruzalem; qė nga kjo kohė e deri mė sot ajo ėshtė nė ndėrtim, dhe nuk ka mbaruar akoma". 

 


17

 

  Prandaj tani, nė rast se kjo i pėlqen mbretit, tė bėhen kėrkime nė shtėpinė e thesareve tė mbretit qė ėshtė nė Babiloni, pėr tė parė nėse mbreti Kir ka dhėnė me tė vėrtetė njė urdhėr pėr tė ndėrtuar kėtė shtėpi tė Perėndisė nė Jeruzalem; dhe mbreti tė na ēojė vendimin e tij lidhur me kėtė gjė". 

 


Esdra 6

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: