Albanian Bible

Fjalėt e urta 5

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 6

1

 

  Biri im, nė qoftė se je bėrė garant pėr tė afėrmin tėnd, nė rast se ke dhėnė dorėn si garanci pėr njė tė huaj, 

 


2

 

  je zėnė nė lakun e fjalėve tė gojės sate, je zėnė nga fjalėt e gojės sate. 

 


3

 

  Bėj kėtė, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rėnė nė duart e tė afėrmit tėnd. Shko, hidhu nė kėmbėt e tij dhe ngul kėmbė me tė madhe te i afėrmi yt. 

 


4

 

  Mos u jep gjumė syve tė tu as ēlodhje qepallave tė tua; 

 


5

 

  ēlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij qė kap zogjtė. 

 


6

 

  Shko te milingona, o pėrtac, vėr re zakonet e saj dhe bėhu i urtė. 

 


7

 

  Ajo nuk ka as kryetar, as mbikėqyrės, as zot; 

 


8

 

  e gjen ushqimin nė verė dhe mbledh zahirenė e saj gjatė korrjes. 

 


9

 

  Deri kur, o pėrtac, do tė rrish duke fjetur? Kur do tė shkundesh nga gjumi yt? 

 


10

 

  Tė flesh pak, tė dremitėsh pak, tė rrish me duar nė ije pėr t`u ēlodhur, 

 


11

 

  kėshtu varfėria jote do tė vijė si njė vjedhės, dhe skamja jote si njė njeri i armatosur. 

 


12

 

  Njeriu pa vlerė, njeriu i keq, ecėn me njė gojė tė ēoroditur; 

 


13

 

  luan syrin, flet me kėmbėt, bėn shenja me gishta; 

 


14

 

  ka ligėsi nė zemėr, kurdis vazhdimisht tė keqen dhe mbjell grindje. 

 


15

 

  Prandaj shkatėrrimi i tij do tė vijė papritur, nė njė ēast do tė shkatėrrohet pa rrugėdalje tjetėr. 

 


16

 

  Zoti i urren kėto gjashtė gjėra, madje shtatė janė tė neveritshme pėr tė: 

 


17

 

  sytė krenare, gjuha gėnjeshtare, duart qė derdhin gjak tė pafajshėm, 

 


18

 

  zemra qė kurdis plane tė kėqija, kėmbėt qė turren shpejt drejt sė keqes, 

 


19

 

  dėshmitari i rremė qė thotė gėnjeshtra dhe ai qė shtie grindje midis vėllezėrve. 

 


20

 

  Biri im, ruaje urdhėrimin e atit tėnd dhe mos harro mėsimet e nėnės sate. 

 


21

 

  Mbaji vazhdimisht tė lidhura nė zemrėn tėnde dhe fiksoji rreth qafės sate. 

 


22

 

  Kur do tė ecėsh, do tė tė udhėheqin; kur tė pushosh, do tė tė ruajnė; kur tė zgjohesh, do tė flasin me ty. 

 


23

 

  Sepse urdhėrimi ėshtė njė llambė, mėsimi njė dritė, dhe ndreqjet e mėsimit janė rruga e jetės, 

 


24

 

  pėr tė tė mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhės tė gruas sė huaj. 

 


25

 

  Mos dėshiro nė zemrėn tėnde bukurinė e saj dhe mos u rrėmbe nga qepallat e saj. 

 


26

 

  Sepse pėr njė prostitutė burri katandiset pėr njė copė bukė, dhe gruaja e njė tjetri gjuan shpirtin e vyer tė njė burri. 

 


27

 

  A mund tė mbajė burri njė zjarr nė gji tė tij pa djegur rrobat e trupit? 

 


28

 

  A mund tė ecė burri mbi qymyr tė ndezur pa djegur kėmbėt e tij? 

 


29

 

  Nė kėtė gjendje ėshtė ai qė shkon tek gruaja e njė tjetri; kush e prek nuk do tė mbetet pa u ndėshkuar. 

 


30

 

  Nuk pėrēmohet hajduti qė vjedh pėr tė shuar urinė kur ėshtė i uritur; 

 


31

 

  por nė rast se kapet nė faj, duhet tė kthejė shtatėfishin, dhe tė japė tėrė pasurinė e shtėpisė sė tij. 

 


32

 

  Por ai qė kryen njė shkelje kurore me njė grua ėshtė njė njeri pa mend; ai qė bėn njė gjė tė tillė shkatėrron jetėn e tij. 

 


33

 

  Do tė gjejė plagė dhe pėrēmim, dhe turpi i tij nuk do t`i hiqet kurrė. 

 


34

 

  sepse xhelozia e tėrbon bashkėshortin, qė do tė jetė i pamėshirshėm ditėn e hakmarrjes. 

 


35

 

  Ai nuk do tė pranojė asnjė shpėrblim dhe nuk do tė kėnaqet, edhe sikur t`i bėjnė shumė dhurata. 

 


Fjalėt e urta 7

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: