Albanian Bible

Zbulesa 12

Zbulesa

Return to Index

Chapter 13

1

 

  Dhe pashė tė ngjitej nga deti njė bishė, qė kishte dhjetė brirė dhe shtatė krerė, dhe mbi brirė dhjetė kurora dhe mbi krerė emra blasfemie. 

 


2

 

  Dhe bisha qė pashė i ngjante njė leopardi; kėmbėt e saj ishin si tė ariut dhe goja e saj si ajo e luanit; dhe dragoi i dha asaj fuqinė e vet, fronin e vet dhe autoritet tė madh. 

 


3

 

  Edhe pashė njė nga krerėt e saj si tė plagosur pėr vdekje; por plaga e saj vdekjeprurėse u shėrua; dhe gjithė dheu u mrekullua pas bishės. 

 


4

 

  Dhe adhuruan dragoin qė i dha autoritet bishės dhe adhuruan bishėn duke thėnė: ``Kush i ngjan bishės? Kush mund tė luftojė kundėr saj?``. 

 


5

 

  Dhe iu dha njė gojė qė flet gjėra tė mėdha dhe blasfemi; dhe iu dha pushtet tė veprojė pėr dyzet e dy muaj. 

 


6

 

  Dhe ajo hapi gojėn e vet pėr tė blasfemuar kundėr Perėndisė, pėr tė blasfemuar emrin e tij, tabernakullin e tij dhe ata qė banojnė nė qiell. 

 


7

 

  Dhe iu dha t`u bėjė luftė kundėr tė shenjtorėve dhe t`i mundė; dhe iu dha pushtet mbi ēdo fis, gjuhė dhe komb. 

 


8

 

  Dhe do ta adhurojnė tė gjithė banorėt e dheut, emrat e tė cilėve nuk janė shkruar nė librin e jetės sė Qengjit, qė ishte vrarė qė nga krijimi i botės. 

 


9

 

  Kush ka veshė, le tė dėgjojė. 

 


10

 

  Kush e ēon tjetrin nė robėri, nė robėri do tė bjerė; kush vret me shpatė, duhet edhe ai tė vritet me shpatė. Kėtu ėshtė qėndrueshmėria dhe besimi i shenjtorėve. 

 


11

 

  Pastaj pashė njė bishė tjetėr, qė ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirė qė u ngjanin atyre tė qengjit, por fliste si njė dragua. 

 


12

 

  Ajo ushtronte gjithė pushtetin e bishės sė parė pėrpara saj dhe bėnte qė dheu dhe banorėt e tij tė adhurojnė bishėn e parė, sė cilės iu shėrua plaga vdekjeprurėse. 

 


13

 

  Edhe bėnte shenja tė mėdha, sa qė edhe zjarr bėnte tė zbresė nga qielli mbi dhe nė prani tė njerėzve, 

 


14

 

  dhe i mashtronte banorėt e dheut me anė tė shenjave qė i ishin dhėnė pėr tė bėrė pėrpara bishės, duke u thėnė banorėve tė dheut t`i bėjnė njė figurė bishės, qė kishte plagėn e shpatės dhe u kthye nė jetė. 

 


15

 

  Dhe iu dha t`i japė njė frymė figurės sė bishės, aq sa figura e bishės tė flasė, edhe tė bėjė qė tė gjithė ata tė cilėt nuk e adhuronin figurėn e bishės, tė vriteshin. 

 


16

 

  Veē kėsaj bėri qė tė gjithėve, tė vegjėl e tė mėdhenj, dhe tė pasur dhe tė varfėr, dhe tė lirė dhe skllevėr, t`u vihet njė damkė mbi dorėn e tyre tė djathtė ose mbi ballin e tyre, 

 


17

 

  dhe qė askush tė mos mund tė blinte ose tė shiste, po tė mos kishte damkėn ose emrin e bishės ose numrin e emrit tė saj. 

 


18

 

  Kėtu ėshtė urtia. Ai qė ka mend, le tė bėjė llogari numrin e bishės, sepse ėshtė numėr njeriu; dhe numri i tij ėshtė gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė. 

 


Zbulesa 14

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: